“Sigurims dhe shërbëtor i Ramizit”, Spahiu: E dashur Rudina, ja çfarë thoshte Berisha për Azemin

Kreshnik Spahiu i ka dërguar një mesazh deputetes Rudina Hajdari, një ditë pas përkujtimit të vrasjes së babait të saj, Azemit.

“E nderuar znj. Rudina Hajdari, 21 vite më parë u ndërpre ëndrra e babait tënd dhe mikut tim më të mirë për një Shqipëri KuqeZi. 

Duke qenë se ti ishe fëmijë dhe nuk lexoje gazetat politike po të dërgoj intervistën e Sali Berishës kur Azemi ishte ende gjallë dhe ti krahasoje me lotët e tij dje në vendin kur legjenda kuqezi u vra mes tradhëtisë bardheblu!”, shkruan Spahiu për Rudina Hajdarin.

Nën mesazhin për Rudinën, Kreshnik Spahiu publikon një fragment nga intervista e Sali Berishës për grevën e urisë të Azem Hajdarit, te gazeta Rilindja Demokratike në 18 gusht 1195.

“Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë.

Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi që kishim dy Azemë: ai i mitingjeve që “bënte gjëmën”, kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat”, thuhet në intervistën e Berishës për “RD” në gusht të 1995, publikuar nga Kreshnik Spahiu.

/a.r

Back to top button