A ka patur Shqipëria teatër antik

Teatri antik ishte ndërtim i hapur për shfaqje dramash e komedish.
A ka pasur Shqipëria të tillë?
Po, në Shqipëri njihen nga periudha antike teatrot e Apolonisë (shek.IV p.e.s), i Bylisit, i Nikajës, i Butrintit, i Ambrakisë etj.
Teatri Antik përbej nga shkallarja, orkestra dhe skena.
Numri i vendeve të shikuesve luhatej nga 8000 në Apoloni dhe Bylis, në 1000 në Nikajë.
Në qendër të shkallares, poshtë, ndodhej orkestra rrethore ku qëndronte kori.
Para orkestrës vijonte një platformë e ngritur ku jepej shfaqja.
Pas saj ishte skena.
Në shek.I e.r vijoi përdorimi i teatrove të trashëguara dhe u ngrit ai i Orikut për 600 spektatorë, ndërsa nga fillimi i shek.II rindërtohen skenat e teatrove të trashëguara (Apoloni, Foinike, Bylis, Butrint).
Feja kristiane në shek.IV i ndaloi shfaqjet teatrale dhe si pasojë teatrot antike u braktisën.
Në foto: Rrënojat e teatrit antik në Adrianopoli, Sofratika e sotme.