Importet e bananeve nga Kolumbia dhe Ekuadori u rritën më 80%, sa banane konsuamuan për frymë shqiptarët

Importet e bananeve shënuar rritje të madhe gjatë vitit 2018, ku sipas të dhënave të Doganës, importuam 62% më shumë në sasi dhe gati 80% më shumë në vlerë, në krahasim me një vit më parë.

Për vitin 2018, sasitë e importuara kapërcyen 20 mijë tonë, nga rreth 12 mijë që ishin importuar një vit më parë. Ndërsa si vlerë, bananet e importuara kapën shifrën e 17.1 milionë dollarë.

Në dy vitet e fundit, dy vendet kryesore të origjinës nga vijnë bananet e importuara në Shqipëri janë Kolumbia dhe Ekuadori, me përkatësisht, 1700 tonë dhe 19 mijë tonë. Në krahasim me një vit më parë, importet e bananeve nga Kolumbia kanë shënuar rënie në sasi me 23%. Ndryshe ka ndodhur me importet nga Ekuadori të cilat janë rritur në masën 80%.

Dy vitet e fundit bananet importet e bananeve në Shqipëri janë përqendruara në vetëm këto dy vende.

Viti 2018 shënoi rekord për sa i përket vlerës në dollarë të bananeve të importuara për të paktën 5 vitet e fundit, ndërsa si sasi rekordi u shënua në 2016-n ku sipas të dhënave historike nga Dogana janë importuar 22.8 mijë ton banane.

Konsumi për frymë

Një shqiptar ka konsumuar mesatarisht 7.3 kilogramë banane. Ekuadori, i cili është edhe ndër prodhuesit më të mëdhenj në botë për sa i përket kultivimit të bananes mban rekord edhe për konsumimin e saj. Konsumi për frymë atje përllogaritet rreth 99 kg/frymë. Sipas statistikave të FAO-s në rang global konsumohet 11.9 kg banane/ person.

Ndër vendet me konsumin më të ulët në botë renditet Iraku me 0.02 kg / person, Uzbekistani me të njëjtën sasi dhe fqinjët tanë, maqedonasit me vetëm 0.05 kg banane/ person në vit. (monitor)

, Importet e bananeve nga Kolumbia dhe Ekuadori u rritën më 80%, sa banane konsuamuan për frymë shqiptarët

Back to top button