Kujtesa e arbëreshëve, albanologët bashkë në Zarë

Zara e Kroacisë mirëpriti studiues e albanologë, në një pikë takimi interesante, për të “ringjallur” kujtesën e arbëreshëve të cilët braktisën atdheun për shkak të pushtimit osman prej shekullit të XVII.

Nisma e “Shejzave” e profesor Ardian Ndreces, e mbështëtur nga ministria e Kulturës dhe universiteti i Zarës është një pasqyrë për të parë jo vetëm të shkuarën e të sotmen, por edhe për të ardhmen.

“Kemi të bëjmë me diçka të gjallë që prodhon vlera, pa prodhuar vlera në të kaluarën vjen të prodhojë vlera dhe kërkon një raport të ri shumëplanësh. Jemi drejt Evropës, janë kushtet për një simpoiozë të re, janë kushtet për një raport të ri ku rinovohen vlerat e vjetra, por shihen disa objektiva të reja që përpara nuk kanë ekzistuar.”

, Kujtesa e arbëreshëve, albanologët bashkë në Zarë

Lucia Nadin u ndal në “Rrjedhat dhe migrimet e klerikëve shqiptarë në Venecia në shekullin XV dhe rolin e panjohur që u luajt për rinovimin e kishave dhe strategjive politike”. “Identiteti i Borgo Erizzo në poezitë e Shime Deshpalit” u kumtua nga arbanesja Mirta Tomas.

“Kohët e fundit ka një tendencë e afrimit në një nivel kulturor gjithashtu edhe për të rizbuluar origjinën e vet dhe për të zgjeruar njohuritë për pasuritë e gjuhës shqipe sepse ky dialekt apo idioma që flitet këtu është me siguri material studimi jo vetëm për profesorët, por edhe që të dimë se çfarë fshihet ende në familjet tona në lidhje me traditat që janë sjellë këtu e 290 apo 300 vjet me parë.”

Kuvendi ka për qëllim të rigjallërojë hapësirën e takimit mes studiuesve të këtyre vendeve që shënojnë marrëdhënie të hershme me ndikim në disa fusha të jetës.

Back to top button