Shtatorja e Skënderbeut do të vendoset në Tuz të Malit të Zi. Do i japë dhe emrin sheshit kryesor

Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët njoftoi se shtatorja i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të vendoset edhe në komunën e Tuzit, në Mal të Zi.

Kryetari i kësaj komune, Nik Gjeloshaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, tha se, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, udhërrëfyesi i kombit shqiptar, kryeheroi dhe frymëzimi ynë i fuqisë dhe trimërisë, krenaria e qëndresës dhe bashkimit të shqiptarëve, do të vendoset në vendin më të bukur që ka Malësia, në sheshin qendror dhe njëkohësisht edhe sheshi do të fitojë emrin “Sheshi Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

“Në këtë mënyrë, Skënderbeu nderohet duke e respektuar të kaluarën por edhe të shërbejë që të jetë aty ku gërshetohen e ardhmja dhe zhvillimi”, shkruan Gjeloshaj./m.j

Back to top button