“Situatë dramatike, urgjent një takim me ju”, Presidenti shpreson zgjidhje me Bashën

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka ftuar kreun e opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, dhe të gjithë kryetarët e partive të opozitës jashtë parlamentare në një takim. Në ftesën e Metës të publikuar nga BW, theksohet se takimi ka lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt, mundësisht përpara ditës së mërkurë, datë 20.11.2019”, thuhet në ftesë.

Back to top button
error: Content is protected !!
Close