Qyteti i serenatave, Korça destinacioni kryesor për turistët

ÇFARË NDODHI GJATË FESTAVE TË FUNDVITIT

Korça mbetet destinacioni kryesor i shqiptarëve dhe vizitorëve të huaj, të cilët e përzgjedhin këtë qytet për të festuar festat e fundvitit.

Dekori i veçante me të cilën është zbukuruar qyteti, gatimet tsradicionale si dhe birra Korça tërheqin si me magji tursitët e shumtë të cilët urojnë shqiptarët festa të Gezuara e të begata.

Edhe këtë fundvit Korça është mbuluar me mantelin e shkëlqyer të festave. Ky qytet merr një tjetër magji për festat e fundvitit, duke u shndërruar në destinacionin më të preferuar për shqiptarët dhe turistët e huaj.

Në Korçë të çojnë këmbët, dëshira dhe kureshtja për të qenë deshmitar i bukurisë dhe paqes që e pushton qytetin në këtë periudhë të vitit. Rrugët dhe godinat kryesore janë zbukuruar nga drita shumëngjyrëshe dhe pedonalja është kthyer në zonën më të frekuentuar të turisteve me dritat që të japin idenë e nje qielli të mbushur me yje. Vizitorët realizojnë fotot e ëndrrave dhe shijojnë paqen dhe ngrohtësinë që të fal ky qytet edhe pse në temperatura të ulëta.

Me një sens të pakufijshëm mikpritje Korça renditet si një nga qytetet më të dashura për vizitorët, të cilët përveçe shijojnë bukurinë dhe gjallërinë që ka qyteti në ditë feste, mësojne rreth kulturës dhe historisë së tij. Korça falë numrit të madh të turistëve ka marrë një sërë epitetesh prej tyre. Qyteti i serenatave i dashurise, artit, i birrës, i kulturës apo Parisi i Vogël e kanë shndërruar Korcën në një destinacion që nxit çdo vizitor për ta prekur dhe shijuar nga afër.

Është shumë e vështirë për të gjetur diçka që nuk të lë një përshtypje të mirë në qytetin juglindor. Turistët thonë se nuk kanë sesi të largohen nga Korça pa shijuar gatimet tradicionale të saj.

E kur turistët duan të zgjedhin kuzhinën më të mirë, padyshim që zgjedhin Shtëpine e Birrës, aty ku birra e parë shqiptare shijohet nën shoqerinë edhe të ushqimeve tradicionale. Birra Korça është e vetmja preferencë e turistëve të cilët ndihen si në shtëpinë e tyre në ambjetin e ngrohtë, me mikpritjen dhe shërbimin që ofron restoranti.

Korça vitet e fundit ka treguar me krenari që di të jetë opsioni më i mirë për çdo turist që e zgjedh dhe jo vetëm për festa. Sipas bashkisë së Korçës, përgjatë vitit 2019 Korça është vizituar nga 80 mijë turistë. Muaji Dhjetor i cili nuk është llogaritur në numërimin e fundit është me i frekuentuari çka do të thotë se mbi 90 hotele dhe bujtina që operojnë në qytet janë prenotuar muaj më parë. Krahasuar me vitin e kaluar numri i vizitoreve në qytetin juglindor është rritur në masen 30%.

Qyteti i qeshur mikpritës dhe plot jetë në juglindje të Shqipërisë, të fton ta vizitosh, të mësosh më shumë për kulturën dhe traditat e tij, dhe për të kuptuar se përse shumë njerëz zgjedhin Korçën për të kaluar pushime dhe festa të bardha e të begata.

Back to top button