A ka një marrëveshje të fshehtë mes shumicës e pakicës? Lubonja tregon dyshimet e tij

Analisti Fatos Lubonja mendon se edhe nëse në vend ndryshon sistemi zgjedhor, kjo nuk do ta zgjidhë problemin kryesor, manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve.

Për më tepër, që ai ka frikë se mos ekziston një marrëveshje e fshehtë mes shumicës dhe pakicës.

“Ideja që mund të shkojmë në zgjedhje me një reformë pak më të mirë është ok, por të mendosh se mund të arrijmë rotacion me të, për mua është iluzion. Nuk është negative të ketë më shumë përfaqësim, por nuk e shikoj si mjetin kryesor që duhet të përdorë opozita për të bërë revolucionin e nevojshëm për të cilin ne kemi nevojë.

Një qeveri që bashkëpunon me policinë për të blerë vota, bashkëpunon me krimin është shumë e vështirë të rrëzohet. Shteti duhet të çlirohet nga kjo bandë por duhet të ketë drejtësi të fortë. Pastaj ekziston edhe mundësia që të ketë një marrëveshje maxhorancë-opozitë, e tipit që ikim ne dhe pastaj vini ju…”,- tha Lubonja në News 24.

Sa për propozimin e ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim e cila ka propozuar për Shqipërinë një sistem të ngjashëm me atë danez, Lubonja tha se, problem kryesor i Shqipërisë nuk është sistemi zgjedhor.

“Po, nga ky propozim krijohet një mundësi më e madhe që të lindë diçka që nuk është nën komandën e bandave dhe kryetarëve të partive por është shumë pak të kesh zgjedhje të lira dhe të pa nëpërkëmbura në Shqipëri”.

Back to top button
error: Content is protected !!
Close