“COVID-19 është mes nesh”, Kalo thirrje qytetarëve: Mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka deklaruar së fundmi se COVID-19 është ende mes nesh dhe se qytetarët duhet të bëjnë kujdes maksimal për të ulur rrezikun e infeksionit.

Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…:”, shprehet ndër të tjera ai.

Teksa kujton trajtimin e qindra të sëmurëve në QSUT dhe kohën kur nisi studimet e mjekësisë, bashkë me disa kolegë, me të cilët shërben sot tek Infektivi, Kalo thekson se “FRYMA dhe PUNA në EKIP, mbetet çelësi i artë i suksesit tonë”.

Reagimi i plotë:

13.05.2020….Jemi në ditën e 66-të pas shtrimeve të para të të sëmurëve të prekur nga Sars-Coc2/Covid-19, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT-së “Nënë Tereza”, ose sikundër njihet ai edhe me kodin Covid-1….J

anë trajtuar aty deri më tash me qindra të sëmurë, me profesionalizmin, përkujdesin dhe përkushtimin maksimal të një EKIPI të tërë: mjekësh kliniçistë, imazheristë, infermerësh, farmacistësh, sanitaresh, barrelistësh dhe shërbimet mbështetëse të Administratës, koordinatoret si dhe pa haruar mbështetjen për çdo çast të punonjësve të rendit….

Ndodhemi në oborrin e pasëm të Shërbimit në një bisedë mes kolegësh duke pritur fillimin e mbledhjes së mëngjesit, të drejtuar nga Dr. Najada Çomo Shefja e Shërbimit…..

Me mjeken e rojes Dr. Ermira Muça (Mino), me mjeket Esmeralda Meta dhe Migena Qato, me Dr. Pëllumb Piperon me të cilin kemi shkelur së bashku në këtë oborr më 1.09.1976, ditën e parë të fillimit të Studimeve në Fakultetin e Mjeksisë, me kryeinfermjerët e pa përtuar Suzana Sinakolli të Urgjencës apo Igli Draçellari të Shërbimit Ambulator, etj….FRYMA dhe PUNA në EKIP, mbetet çelësi i artë i suksesit tonë…..

Ju duam dhe ju respektojmë të gjithë juve BASHKËKOMBASIT tanë….Vijoni të vigjiloni mbi shëndetin tuaj e të kujdeseni për veten, si dhe mos e ulni aspak shkallën e ndërgjegjësimit ndaj rrezikut COVID-19….Virusi mbetet ende mes nesh dhe vetëm përkujdesi i juaj i vazhdueshëm e ul rrezikun e infektimit prej tij…BASHKË me siguri do ja dalim mbanë përballjes me sfidën Sats-Cov2/Covid-19…

Back to top button