Ironia e Metës: Teatri u shemb në orën kur në fshat vidhen pulat

Presidenti Ilir Meta ka komentuar orën në të cilën u zgjodh që të shmebet Teatri Kombëtar. Në një lidhje me Skype, në emisionin ‘Aktualitet’, Meta tha se në atë orë, 04:45, në fshat vidhen pulat.

Ndër të tjera, Presidentoi shtoi se moNumentet e kulturës ruhen në të gjithë botën, e jo më një vend si Shqipëria që nuk ka ndonjë pasuri të madhe.

Është një çështje e paligjshme se janë shumë akte që e thellojnë në vandalizëm këtë paligjshmëri që ndodhi në 17 maj. Ishte tërësisht imorale. Vështirë të gjeni në këto 30 vite më shumë lajme në botë, nga Amerika e në Burma ku opinioni publik është tronditur pasi nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt me opozitën dhe maxhorancën, por me një konflikt të thellë kulturor, për një çështje ku përfshihet e gjithë shoqëria ku ne qendër të së cilës janë artistët.

Objektet historike, ruhen dhe restaurohen. Këtë e kanë vende dhe me më shumë histori se ne, jo me ne që kemi pak histori shtetformuese. Përpjekja për të ribërë historinë duke e shuar historinë e gjeneratave të mëparshme, dhe gjeneratave të reja, është një përpjekje arbitrare dhe shkombëtarizuese për të zhveshur një komb dhe brezat që vijnë nga historia dhe krenaria për identitetin kombëtar. Për të krijuar një bashkësi njerëzish pa identitete.

Përsa i përket orës, falë zotit nuk kemi pasur viktima, ishte një operacion skandaloz, në kuptimin e qartë të fjalës. Ajo ishte ora që zgjedhin hajdutët kur shkojnë të vjedhin pula, pasi në atë orë mendojnë se gjumi është më i thellë” – tha Meta ndër të tjera.

Back to top button