Kosova nis përgatitjet për valën e dytë të COVID-19, buxhet shtesë dhe laboratorë të rinj

Ndërsa masat do të lehtësohen në Kosovë, autoritetet kanë nisur nga puna për t’u bërë gati për valën e dytë të COVID-19, që pritet të vijë në vjeshtë.

Qeveria ka siguruar buxhet shtesë, ndërkohë që do të ngrihen edhe pesë laboratorë, që do të shërbejnë në luftën ndaj pandemisë.

“Gjatë këtyre muajve kemi siguruar buxhet shtesë në vlerë prej 70 milionë euro, nga qeveria, kreditorët dhe donatorët, jashtë buxhetit të ndarë në fillim të vitit. Këto mjete do të shfrytëzohen jo vetëm në luftën ndaj pandemisë, por edhe për ngritje të kapaciteteve. Në javët e muajt në vazhdim do të shtojmë pesë laboratorë rajonal për testim, do të trefishojmë numrin e respiratorëve, do të shtojmë numrin e aparaturave të monitorimit dhe trajtimit në të gjitha spitalet dhe qendrat e mjekësisë familjareve”, ka thënë Vitia.

Aktualisht Kosova ka vetëm një laborator, atë në kuadër të IKSHPK-së. Ndërkohë, respiratorë në gjithë sektorin publik shëndetësor janë më pak se 100.

Deri tani, në Kosovë janë shënuar 1032 raste me COVID-19, janë shëruar 789 persona, ndërkohë kanë vdekur 29 persona.

Back to top button
Close