Prova të reja për Belerin/ Zbulohen mesazhet, si blinte vota me “letrat greke” nga himariotët

Janë zbardhur dëshmitë e punonjësve të burgut të Peqinit, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur më 15 dhjetor, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjen.

Një prej punonjësve tregon se nën kërcënimin e armës, Mjacaj nxorri nga korridori i burgut të gjithë policët, dhe pasi mbeti vetëm, kërkonte të bisedonte me Prokurorin e Përgjithshëm.

“Dolën punonjësit qe ishin brenda të cilët ishin kërcënuar që mos lini të futet njeri brenda. Ngeli vetëm shtetasi Sokol Mjaca në korridor dhe e mbylli plotësisht dhomën. Kërkonte takim vetëm me Prokurorin e Përgjithshëm. Kemi bërë thirrje disa here për t’u dorëzuar nga Drejtori Burgut dhe nuk pranonte të dorëzohej. Me pas kam ikur ngaqë u bënë shume veta dhe lëviza nga ai vend”, thotë një zyrtar i burgut të Peqinit.

Një tjetër punonjësi i burgut tregon çfarë i tha Sokol Mjacaj në momentin kur e nxorën për ajrim.

 “Rreth orës 13:40 pasi ishte në ambientet e ajrosjes, ngjitet në sektorin 1 i shoqëruar nga kolegu i ajrimit I.B shtetasi Sokol Mjacaj, i cili duke shkuar në dhomë i thotë përgjegjësit të sektorit E. Ç. “mos të iki shoqëruesi poshtë se do dal prapë”. Pasi u fut në dhomë për një moment doli prapë dhe zbriti poshtë së bashku me shoqëruesin, dhe pas një kohe të shkurtër dëgjova krisma dhe zhurma që vinin nga poshtë. Më pas u kthyen të dënuarit duke u sistemuar nëpër dhoma ndërsa Sokoli nuk u kthye por më vonë kam kuptuar që Sokoli kishte qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Arben Lleshi”, thotë ai.

Në dëshmi të tjerë para Prokurorisë së Elbasanit, një punonjës tjetër i burgut tregon se si u larguan të gjithë nga frika.

 “Kam qenë në punë në momentin që ndodhi ngjarja rreth orës 13:45’ minuta. Unë në ato momente isha brenda tek ambientet e takimeve dhe kam dëgjuar në Radio se kërkonin “Ndihmë nga grupi i sigurisë se burgut”.

Më pas kam parë të dënuar që vinin me vrap nga vendi i Ajrimit, pra fusha ku rrinë të dënuarit të cilët vinin me vrap në drejtim te takimeve te B. Aty kam parë disa të dënuar që vini tek dhoma e takimeve dhe midis tyre kam parë dhe të dënuarin shtetasen Sokol Mjaca, i cili afrohet dhe na thotë “Dilni jashtë se ju vrava” dhe ne nga frika dolëm me vrap të pestë siç ishim. Më pas Sokol Mjaca hyri brenda tek dhoma e takimeve dhe të dënuarit e tjerë po ndiqnin me vrap për ta kapur por nuk e kapen dot dhe me pas Sokol Mjaca mbylli derën dhe ngeli brenda tek dhoma e takimeve ndërsa ne dolëm përjashta”, thotë një zyrtar tjetër.

Back to top button