Shqipëria eksportoi rreth 837 mijë ton naftë bruto

Sipas Scan, Shqipëria eksportoi rreth 837 mijë ton naftë bruto dhe nënprodukte të saj vitin e kaluar. Statistikat tregojnë se eksportet e këtyre produkteve u rritën me 11% për vitin e kaluar dhe arritën sasinë më të madhe të tre viteve të fundit.

Megjithatë, konjuktura e çmimeve bëri që të ardhurat nga eksportet e këtyre produkteve të bien ndjeshëm në 33.5 miliardë lekë, 19% më pak krahasuar me vitin 2018.

Eksportet e vajrave minerale dhe nënprodukteve të tyre në Shqipëri mbështeten kryesisht në aktivitetin e industrisë nxjerrëse të naftës bruto në vend.

Back to top button