A është industria automotive një mundësi për Shqipërinë?!

Industria automotive dhe investimet e huaja në vend. Pandemia ka orientuar blerjet e konsumatorit drejt produkteve bazike, duke lënë në plan të dytë ato të luksit, përfshirë këtu edhe makinat.

Kjo ka bërë që industria automotive të pësojë rënie të ndjeshme të prodhimit dhe të eksporteve, edhe në vendin tonë. Në një kohë si kjo, lufta tregtare do të jetë e vështirë, por nëse potencialet shfrytëzohen maksimalisht do të sjellin fryte për të kaluar më lehtë krizën ekonomike pas pandemisë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për ekspertin Adrian Civici, Shqipëria duhet të përmirësojë klimën e biznesit dhe të përqendrohet në kualifikimin e fuqisë punëtore në mënyrë që të jetë konkuruese në rajon. Sipas tij nuk mund të konsiderohet krenari, fuqia e lirë e krahut të punës, pasi kjo tregon se jemi ende një vend i varfër.

Shkëmbimi automatik i informacionit

Në kuadër të luftës kundër evazionit fiskal Shqipëria po përgatitet të implementojë ligjin për shkëmbimin automatik të informacionit. Të gjithë individët, rezident ose jo, që kanë një llogari bankare në Shqipëri, do të duhet të plotësojnë formularin e vetdeklarimit, pranë bankave përkatëse të nivelit të dytë, deri në datën 31 korrik që është edhe afati i fundit.

Në rast të tejkalimit të këtij afati, ligji parashikon edhe sanksione. Në kohë pandemie, sipas bankave ky proces është vështirësuar dhe ka krijuar kosto të shtuar. Nga ana tjetër, individët janë të paqartë për procedurën dhe përse po u kërkohen këto të dhëna.

Back to top button
error: Content is protected !!
Close