Aeroporti i Rinasit/ Tre fluturime për nesër, ja destinacionet dhe apeli për udhëtarët

TIA konfirmon se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e nesërme janë: në Vjenë, në Romë dhe në Frankfurt. ⠀⠀

Gjithashtu TIA i sugjeron udhëtarët që para se të vijnë në aeroport të komunikojnë me kompanitë përkatëse dhe që të respektojnë protokollet e higjenës.

Po ashtu konfirmohet se nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀

Njoftimi i TIA:

Fluturimet e konfirmuara 20.06.2020⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e nesërme janë:⠀⠀

✈Wizz Air – Tiranë – Vjenë dhe kthim⠀

✈Air Albania – Tiranë – Rome dhe kthim (Riatdhesim)⠀

✈Air Albania – Tiranë – Frankfurt dhe kthim (Riatdhesim)⠀

Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀

Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀

Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.⠀⠀

⠀⠀

Back to top button