BERZH dhe OBT, fonde për ringritjen e turizmit në Shqipëri

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Organizata Botërore e Turizmit do të ofrojnë mbështetje financiare për Shqipërinë, me qëllim rimëkëmbjen e sektorin e turizmit. Ende nuk bëhet e ditur shuma e financimit, ndërsa paketa do të fokusohet në mbrojtjen e investimit dhe burimeve njerëzore.

Shqipëria ka siguruar mbështetje financiare nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe nga Organizata Botërore e Turizmit, për të rimëkëmbur sektorin e turizmit, ndër më të goditurit nga pandemia e koronavirusit.

Ky është një vendim i paprecenentë i këtyre 2 organizmave, që kanë rënë dakord të lehtësojnë hartimin e një pakete që ka për qëllim ringritjen e turizmit.

Financimi do të akordohet ende nuk është publike, por ajo që dihet është se përveç Shqipërisë, në paketë të përfshirë nga vendet e rajonit janë dhe Kroacia, Mali i Zi dhe Greqia, për shkak se ekonomitë e tyre kanë varësi të theksuar nga turizmi.

Ndihma financiare do të ndërtohet mbi 3 shtylla, atë të rimëkëmbjes ekonomike, përmes marketingut të destinacioneve si dhe forcimit institucional.

Një deklaratën e shpërndarë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, thuhet se synimi kryesor i financimit është mbrojtja e investimeve ne kapitale por dhe në burime njerëzore.

Back to top button
error: Content is protected !!
Close