BERZH dhe OBT plan shpëtimi për sektorin e turizmit: Përfshihet edhe Shqipëra

BERZH pritet të investojë deri në 21 miliardë euro për vendet ku operon për të tejkaluar krizën e shkaktuar nga Pandemia. Banka do të synojë të gjithë sektorët e ekonomisë, veçanërisht turizmin dhe mikpritjen të cilat janë goditur më së shumti nga kriza Covid-19.

Në bashkëpunim me Orgaznizatën Botërore të Turizmit do të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të rimëkëmbur këtë sektor përfshirë edhe Shqipërinë.

BERZH thotë se “Përhapja e shpejtë e koronavirusit ka pasur një ndikim masiv në shumë sektorë të ekonomisë globale, me turizmin duke qenë ndër më të goditurit. Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe Organizata Botërore e Turizmit e Kombeve të Bashkuara (UNWTO) po bashkojnë forcat për të rritur rimëkëmbjen e sektorit të turizmit në 38 ekonomitë ku Banka investon.”

Sipas analizës së OBT, të gjitha destinacionet në të gjithë botën përjetuan  kufizime në udhëtime në përgjigje të Covid-19. Ndërsa disa destinacione kanë filluar të lehtësojnë kufizimet, kriza nuk ka mbaruar dhe ky bllokim ka çuar në një rënie masive të mbërritjeve turistike ndërkombëtare.

Në dritën e ngjarjeve të tilla të papara më poarë, BERZH dhe OBT kanë rënë dakord të ndërmarrin veprime të menjëhershme për të lehtësuar rimëkëmbjen e turizmit. Mbështetja aktualisht është parashikuar për një numër vendesh, përfshirë Shqipërinë, Armeninë, Kroacinë, Egjiptin, Xhorxhinë, Greqinë, Jordaninë, Libanin, Malin e Zi, Marokun, Tunizinë, Turqinë dhe Uzbekistanin.

BERZH sqaron se përgjigja e menjëhershme u hartua përgjatë tre shtyllave të Paketës së Ndihmës Teknike të Rimëkëmbjes së Turizmit të Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit. Ajo përfshin matjen e ndikimit të Covid-19, planet e rimëkëmbjes me stimuj për të ringjallur sektorin e turizmit, protokollet për të garantuar sigurinë e rritur, higjenën dhe sigurinë e turistëve dhe punonjësve, incentiva që mund të rritin kërkesën e turizmit, ndërtimin e kapaciteteve për turizmin dhe trajnime për ndërmarrjet e sektorit të turizmit pas miratimit të protokolleve të reja. Një element kryesor është ruajtja e kapitalit njerëzor, si dhe përshtatja dhe forcimi gjithëpërfshirës.

Të dy organizatat nënshkruan një Memorandum të Mirëkuptimit për bashkëpunim në vitin 2015, të cilin e rinovuan në vitin 2019.

Ky bashkëpunim zgjeron partneritetin ekzistues dhe bazohet në Paketën e Ndihmës Teknike të Rimëkëmbjes së Turizmit të OBT të miratuar kohët e fundit, i cili përfshin tre shtylla përmes të cilave organizata planifikon të ndihmojë sektorin: 1) rimëkëmbjen ekonomike, 2) marketingun dhe promovimin dhe 3) forcimi institucional.

Back to top button