Covid është ende i rrezikshëm! Autoritetet në Itali: Sjellja e papërgjegjshme mund të na kthejë në fazën 1

Mos vallë tani Covid nuk është shumë infektues? Jo të gjithë pajtohen. Shtatë mjekë kanë nënshkruar një dokoment, që në njëfarë mënyre i përgjigjet manifestit të lëshuar më 20 qershor nga dhjetë kolegë të tyre italianë, sipas të cilëve emergjenca shëndetësore e krijuar nga koronavirusi nuk ekziston më.

“Të pohosh që rreziku i epidemisë ka pushuar së ekzistuari nuk ka asnjë bazë shkencore”, thuhet në dokumentin e shtatë mjekëve:Marcello Tavio (Ancona Ospedali Riuniti, President i Shoqatës Italiane të Sëmundjeve Infektive dhe Tropikale), Massimo Andreoni (Romë), Giovanni Perri (Torino), Massimo Galli (Milano), Claudio Maria Mastroianni (Romë ‘La Sapienza’) dhe Carlo Federico Perno (Milano, mikrobiologji).

Sipas tyre, pohimi i nënshkruar nga dhjëtë mjekët, “mund të shkaktojë dezinformim dhe të bëjë një pjesë të popullatës për të mos respektojë masat e kufizimit, të cilat duhet akoma të respektohe “.

Sipas studimit të shtatë mjekëve, “Covid që qarkullon aktualisht është aktiv dhe ngjitës dhe është i aftë të shkaktojë dëme jashtëzakonisht serioze të ngjashme me ato që bëri në fillim të epidemisë”.

Specialistët e sëmundjeve infektive gjithashtu vërejnë se koronavirusi përgjegjës për shpërthimin e vatrave të reja në Westfalia, në Gjermani (me më shumë se 1.500 raste të konfirmuara dhe 7,000 kontakte) dhe që ka gjunjëzuar Amerikën Latine, ka nisur tëshfaqet në disa vatra të vogla edhe në Itali

Rreth një javë më parë, ishin Alberto Zangrillo, Matteo Bassetti, Arnaldo Caruso, Massimo Clementi, Luciano Gattinoni, Donato Greco, Luca Lorini Giorgio Palù, Giuseppe Remuzzi dhe Roberto Rigoldi që pohuan se virusi “ka një ngarkesë virale më të ulët dhe është më pak infektues”.

Sot, ëdhe Ministri Italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza së bashku me teknikët e Komitetit Shkencor, Silvio Brusaferro, Franco Locatelli, Giuseppe Ippolito dhe Giovanni Rezza, duke iu drejtuar italianëve theksuan se ‘Sjellja e papërgjegjshme mund të na kthejë në fazën 1’, se ‘akoma duhet të mbahen maskat, të respektohet higjiena e duarve, distanca fizike nga të tjerët dhe mos grumbullimi në tubime’. Sipas tyre “Realiteti i fakteve thotë se vigjilenca nuk duhet të ulet. Mjekët në spitale vazhdojnë të raportojnë për raste shqetësuese.Edhe nëse tani është ulur numri I viktimave, kjo po ndodh jo se koronavirusi është bërë më pak vrastar, por sepse pacientët diagnostikohen shpejt”.

Back to top button
error: Content is protected !!
Close