Gazetari thirrje Lleshajt: Shitësi ambulant më bllokoi pamjen e detit me karocë, merrni masa para se të përfundojë si Mihali

Gazetari i njohur shqiptar ankohet pas incidentit me një shitës ambulant në Gjirin e Lalzit.

Sipas asaj që gazetari Arsen Rusta shkruan në rrjetet sociale, ai ka qenë në fundjavë me familjen në Gjirin e Lalzit, në momentin kur një shitës ambulant i ka bllokuar pamjen e detit me karocën e tij të mbushur me artikuj të ndryshëm verorë.

Rusta e krahason shitësin ambulant me Mihal Kokëdhimën dhe thotë se me mirësjellje i kërkoi të zhvendosë karocën, por mori një përgjigje të pakëndshme.

Postimi i plotë i gazetarit Rusta:

Plazhi i “Mihalit”

Kur ai ‘’Mihali’’ falet nga policia pushimet ikin për lesh.

E shtunë, zgjodha të shmang tafikun e të shkoj herët në Plazh. Diku tek Lura 2 quhej plazhi në, Lalëz. Jo plazhi i Vilave luksoze por ai publiku me pagesë, edhe pse pa kupon tatimor.

Mqs ishte bosh zgjodha shelzong buzë detit.

Pa kaluar 90 minuta, aty shfaqet një zotri i cili pasi zbarkoi qeset me patetina, topa plastike, bateri makine për ahengun sipas folklorit, fëmijët me gruan sheshoi vëndin për të afruar edhe karrocën e ambulantit.

Me mirsjellie ju drejtova, Ju lutem mos e afroni karrocën këtu por shishni në breg të detit pasi kemi ardhur për të pushuar e po na zini pamjet, do na prishni qetësinë. Sduam të shohim karrocën tuaj, por kemi ardhur për detin ju drejtova ‘’Mihalit’’.

‘’Zotri kam 12 vite që shes këtu, spo ta pengoj pamjen e po stë pëlqeu ik ti’’

kjo ishte përgjigja: zoti Ardi Veliu, z.Sandër Lleshaj, e gjithë zotrit që keni për detyrë të na ofroni siguri (nëse është e mundur) në të kundërt qytetarit i mbetet vetgjyqësia që spyet më për JU!.

Ju lutem shisni në breg të detit e jo para shezlongut tim, mos na e prish ditën. Sfoli më ‘’Mihali’’ shkoi afroi karrocën dhe nisi ritualin e tij të përditshëm.

I nderuar ‘’Mihal’’ na fal që të pengova në punën tënde, pa taksa, ilegal, abuzues dhe 12 vjeçare siç ju thoni me krenari.

Çfarë bëra unë?

U çova, ika në një tjetër plazh, pasi sdoja të përfundoja si ata Spanjollët e një viti më pare në jug, ju kutjohen?

Une respektoj operacionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në plazh, si edhe legalizimin e këtij shitësi ambulant. Por sdo të ishte më mirë ta nismim nga bregu i detit?

Aty ku shezlonget prej dekadash kushtojnë nga 300-1500 lekë pa asnjë kupon? Aty ku kush të mundet më pas e kthen bregun e detit si tregu i medreses apo dikur tregu Çam?

Veç të tjerash, e kam denoncuar në polici atë policin që unë i besoj ende, jot ë gjithës por një grup njerzish të përkushtuar.

Asaj që mendojnë ende si unë? Që njerzit i shqetësojnë gjërat e përditshme sado të vogla qofshin (pra krimi urban) që më pas kur neglizhohet prodhon vrasje, atentate, e deri gjakderdhje!.

Ti policia e shtetit, mund të sekuestrosh mijëra ton drogë, para nga mafia, OFL e vrasës, por shumicën e bezdis, ‘’mihali’’ të tjerat janë larje hesapesh mes krimit!

Mihali që të prish qetësin, ditën, humorin, të përze më keq se Serbi.

Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë, policia e brishtë e Manzës ende se ka gjetur, policia e Durrësit ja ka deleguar policisë së Manzës e cila ka edhe Gjirin e Lalzit, sqaroj jo të pushtetarëve (atë e ruan garda) por të qytetarëve që e kontrollon abuzuesi.

Një lutje për JU!

Nëse nuk mereni dot me abuzuesit në dukje ambulant, por që pas disa viteve bëhen pronar, atëher flm që na bëni të ndjehemi si ata Spanjollët që dhunoi Mihali në Jug.

Sdo preferoja një buqet Lule më pas nga ministri KLOSI por edhe të më zbonte në atdhe një ‘’Mihal’’ se mendoja fundja e Provova.

Duke shpresuar se policia e cila dje su përgjigj, e sot po e kërkon, e nesër ishalla do e gjej.

Ja vlen ti thuash ‘’Mihalit’’ flm që ekziston pasi zbimi jot është i njëjtë me atë që politika i ka bërë më shumë se 1 milion shqiptarëve edhe në këto 12 vite që ti ke përzënë jo pak pushues.

Herën tjetër ‘’Mihal’’ dy duar për një KOKË janë.

Back to top button
error: Content is protected !!
Close