Haxhiu: UÇK-ja nuk bëri asnjë sulm ushtarak deri kur tanket hynë tek familja Jashari

Analisti Baton Haxhiu thotë se u shpreh se deri në momentin që trupat serbe sulmuan me tanke familjen Jashari, UÇK-ja nuk ka kryer asnjë sulm ndaj garnizoneve të ushtrisë jugosllave.

Në emisionin Opinion, Haxhiu tha se nga viti 1996 deri në vitin 1998 ballafaqimi i UÇK-së ka qenë vetëm me policët sepse ata kanë qenë dhunuesit e secilës familje.

“Një arsye po ju them se jam dëshmitar. UÇK nuk ka bërë asnjë sulm në garnizonet ushtarake të ushtrisë jugosllave deri në mars 1998, kur kanë hy tanket ushtarake tek familja Jashari. Prej vitit 1996 deri në 1998 ballafaqimi i UÇK ka qenë veç me policët, pasi ata kanë qenë dhunuesit e secilës familje. Dhe shikoni sa të kujdesshëm kanë qenë anëtarët e UÇK për dy vite e diçka, dhe nuk është prek asnjë ushtar. Nuk është vra, nuk është sulmuar garnizoni, asnjë gjë. Ballafaqaimi ka qenë me policinë, e cila ka qenë dhunuese me familjen brenda”, tha Haxhiu.

Back to top button
error: Content is protected !!
Close