Situatë katastrofike/ Ministri italian paralajmëron: Bllokim si në mars, kemi 48 orë kohë…

Ministri i Shëndetësisë në Itali, Roberto Speranza, tha të dielën se të dhënat e reja për sa i përket situatës së pandemisë janë të “tmerrshme” dhe se vendi kishte dy ditë kohë për të miratuar kufizimet e mëtejshme për të frenuar përhapjen e Covid 19.

Të shtunën vendi regjistroi pothuajse 32 mijë raste të reja me koronavirus, rekordi i saj më i lartë ditor që nga fillimi i krizës. Ndërsa sot vendi ka regjistruar +29,907 raste të reja infektimesh, ndërsa 208 pacientë kanë ndërruar jetë.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga virusi vdekjeprurës u rrit në 38 mijë.

“Ne kemi 48 orë kohë për të miratuar masat e mëtejshme shtrënguese”, u shpreh Speranza.

Një bllokim i ri megjithëse jo i gjatë sikurse ai i vendosur në muajin mars, do të ishte ndoshta opsioni i vetëm për të frenuar numrat, sipas ministrit.

“Kurba epidemiologjike është akoma shumë e lartë. Ajo që më shqetëson më së shumti janë të dhënat absolute, të cilat shfaqin një kurbë të tmerrshme”, tha ai.

Back to top button