Reklama e turpit që i kushtoi Shqipërisë 1.4 milionë euro

Nga Bledi Mane

Sa herë në horizont shfaqet një ministër i ri turizmi, aq herë përmbysen politikat e promovimit të këtij sektori të rëndësishëm në vend. Para 2 vitesh, të njëjtën katrahurë bëri edhe ky i tanishmi, Blendi Klosi.

Shkërmoqi atë çka ishte ngritur, solli diletantë të rinj në punë dhe djallosi me një fushatë njollosëse-publicitare turizmin shqiptar. Deri tani janë konsumuar nga taksat e qytetarëve 1.4 milionë euro dhe shikoni produktin e papërgjegjshëm.

“Smile Albania”, ka mbytur tregjet promovuese mediatike kudo në botë dhe logoja zyrtare siç shihet në fotografinë e parë është harta e botës, ku një trajektore në formë buzëqeshjeje nis nga Bogota e Kolumbisë dhe përpundon në Elbasan të Shqipërisë.

Nuk është rrugë e transportit të kokainës, është segmenti i buzëqeshjes së mikpritjes tonë…

Shikojeni, dëgjojeni, prekeni shijojeni: 1 miliardë e 800 milionë lekë ka kushtuar përqeshja fyese e ministrit të turizmit të Edi Ramës!

Back to top button
error: Content is protected !!
Close