Restaurohet ikona “Shën Athanasi i Aleksandrisë”, zbulohet piktura origjinale e shek. XIX

Restaurimi i ikonës “Shën Athanasi i Aleksandrisë” po zbulon pikturën origjinale e cila është e një cilësie më të lartë artistike.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti e cila shprehet se, “ikona “Shën Athanasi i Aleksandrisë” vjen nga një kishë në fshatin Skore, Gjirokastër”.

“Piktura origjinale është mbuluar nga një shtresë e dytë pikture realizuar me ngjyra vaji në fillimet e shek XX me një nivel të ulët artistik. Ekzekutimi është bërë mbi vernikun e pikturës së vjetër”, shprehet Margariti.

“Largimi i kësaj shtrese po zbulon pikturën origjinale e cila është e një cilësie më të lartë artistike dhe i takon fillimit të shek. XIX”, tha Margariti.

“Më përpara u restauruan dy ikona të tjera nga kjo kishë të cilat ishin ripikturuar në të njëjtën mënyrë”, tha Margariti. / KultPlus.com

Back to top button
error: Content is protected !!
Close