Takimi i partive të vogla/ Murrizi: Shqiptarët nuk zgjedhin, por thjesht votojnë si në komunizëm

Deputeti opozitar në parlament Myslim Murrizi në fjalën e tij në takimin me partitë opozitare parlamentare dhe jashtë-parlamentare ngriti dhe njëherë çështjen për sistemin me lista të hapura, teksa shtoi se reforma zgjedhore nuk mund të bëhet nga ata që i kanë vjedhur ato.

Myslim Murrizi: Ne nuk kemi një kauzë për mandat deputeti. Për ne nuk ka rëndësi nëse jemi apo jo aty, për ne ka rëndësi që për qytetarët të ketë vlerë vota. Nga prilli është vrarë gara, është vrarë vota, është vrarë gara në politikë, edhe në biznes kudo. Edhe në një sondazh të fundit, 82 për qind të shqiptarëve e konsideronin paktin si të jashtë-ligjshëm. Shqiptarët ka 3 zgjedhje që nuk zgjedhin, por ata thjesht votojnë, si në kohën e komunizmit funksionon.

Vendet e hapura janë praktikë në zona ku ka demokraci. Emigrantët nuk votojnë, kjo sepse nuk iu leverdis, se nuk bëhen as kryeplak as ndonjë post nuk marrin.

Back to top button