VIDEO/ Rudina Xhunga: Të tregoj fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Pasi i ramë rreth e qark Gjirokastrës, në muze, rrugica e çati mbi çati, është koha e drekës. Mund t’i keni rënë cep e më cep Shqipërisë, ama drekë si kjo rrallë se keni provuar ndonjëherë.

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Me tavolinën tradicionale, mbi çentron e bardhë, të rreshtuara janë pjatat që veç në Gjirokastër mund t’i shijoni. Po drekë pa raki, nuk ka. E raki pa dolli e muzikë, jo e jo. Prandaj dreka shijon në Kërcullë, se aty do të gjeni edhe grupin Ergjëria, ndër më të mirët e Gjirokastrës.

“Ç’të hash e ç’të lësh në Kërcullë. Dhe mbasi të kesh ngrënë edhe do flesh këtu. Dikur në vitet 1980, këtu vinin vetëm udhëheqësit e Shqipërisë, tani vjen kushdo. Mjafton një telefon e të vish ta shijosh Gjirokastrën nga Kërculla. Lëre më rakinë pastaj, që mbeta duke pirë. Unë vetëm gëzuar bëj, por gotën ma mbushin plot. Rakia pa këngë thonë s’bën. Unë qeleshen e vura, po s’di t’ju mbaj iso”, u shpreh gazetarja Rudina Xhunga.

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Pas drekës, me raki e këngë, ju pret Viroi. Xhiro buzë liqenit, a xhiro me skaf siç na sugjeroi gazetarja Xhunga, zgjedhja është në dorën tuaj.

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Rrugës për Dhoksat, kthehuni te Kamping Gjirokastër. Në një bisedë për gazetaren Xhunga, se ç’mund të bësh aty, na e tregoi Sofia, që ende s’i ka mbushur 5 vjeç.

“Turistët vijnë këtu, rrinë disa ditë dhe ikin. Ka dhe fëmijë”, tregon në bisedë me gazetaren Rudina Xhunga. Sofia di pak anglisht, po mjaftueshëm sa për t’i përshëndetur të gjithë turistët që vijnë në kampingun e saj. Na tregoi edhe për librin e preferuar, Përrallat e Pitilushes.

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

“Sofia, që është ende nuk i ka mbushur 5-vjeçe, ka qejf një libër Përrallat e Pitilushes. E di ti që e kam bërë unë atë librin apo se di? Unë e kam bërë për Alanën time për Sofinë dhe të gjitha gocat dhe çunat e vegjël që pëlqejnë përralla. Siç është kjo përralla këtu e Kamping Gjirokastrës.”

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Pas ndalesës në Kamping, destinacioni i pasdites, është në Dhoksat te Vila Koçi. Dhoksat, kërthiza e Shqipërisë, kështu thonin dikur. Por Roland Koçi, i zoti i shtëpisë, me modesti thotë se e kanë tepruar disi.

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Ai tregon për shtëpinë e tij, Vilën e familjes Koçi, ku zakonisht drekojnë turistët e huaj. E ndërsa ai rrëfen, tavolina mbushet me pjata një e pas një, herë me mana të sapo vjela, pastaj me qershi, mjaltë e me të gjitha glikotë e mundshme, që nuk mungojnë kurrë në një tavolinë gjirokastrite.

“Thoni ju ç’të bësh po të shkosh në Gjirokastër. Ja shkove në Kala. Po t’i marrësh fshatrat e Lunxhërisë, e s’di ku të ndalosh më parë. Vij këtu e çfarë nuk shoh.”

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Po të shkosh te Vila e Koçit, nuk të quajnë turist, por mik. Ndaj për të fjetur, është dhoma e miqve. Prej vitesh, të huajt kanë qenë ata që i vizitonin më së shumti, ndaj këtë vit që ata do jenë të paktë, 6 muaj e keni falas, vetëm vizitoni fshatin.

“6 muaj shqiptarët e kanë falas. Në fshat kemi nevojë për njerëz, duam njerëz. Duam të mbushet fshati me njerëz, me fëmijë. Ne i kemi të gjitha, bylmet, mjaltë, të gjitha të bëra vetë.”

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Të shërbejnë si askund tjetër, me kostum tradicional të Lunxhërisë, ku të shërbehet byreku me lakrat e kopshtit.

“Shtëpi si këto, ajër si ky, ushqim si këtu, vështirë se gjen kudo. Më dhatë kaq shumë kënaqësi që e hapa këtë derë dhe u futa te ju, sa nuk di me se t’ju uroj tjetër, veçse të mbusheni me miq.”

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Pas ndalesës te Balli i Lunxherisë, ku njohëm me një mikpritje të rrallë gjirokastrite dhe ushqim të gjithin të bërë vetë, ndalesa e radhës ishte te “Pastiçeri Kalimera”, për një akullore që s’e gjen kudo.

“Unë këtu tek ju, që kur ju njoh, nuk ju ndërroj me asnjë tjetër. Nuk gjej asgjëkundi akullore si këto. Për fat të keq nuk i kemi në Tiranë, vetëm këtu në Gjirokastër dhe Sarandë. Të lutem Olga Kalimera, eja në Tiranë.”, tha Rudina.

Por përveç akulloreve aty gjen lloj lloj ëmbëlsirash që të kënaqin jo vetëm shijen, por edhe syrin, kaq të bukura sa janë.

Më tej rrugëtimi vijon, për të zbuluar thesare të tjera të Gjirokastrës, si për shembull fshatin Andon Poçi, të cilët veçse të presin me arra, mjaltë, raki e fruta vendi, të njohin historinë dhe emrin e fshatit. Andon Poçi është njeriu që i dha emrin fshatit që u krijua. Dha jetën në luftë dhe pastaj pagëzoi fshatin me emrin e tij. Në fillim fshati u krijua me kasolle e tani është me vila të cilat presin që ti t’i vizitosh.

“Këtu nuk ka hotele, por çdo familje mund të strehojë të paktën 4 persona. Për të ngrënë e për të pirë, ç’të duan. Mish të pjekur, mjaltë, fruta, perime, lajthi, mollë, dardhë”, thotë një zotëri mikpritës i fshatit.

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

Edhe pse banorët kanë katër muaj pa dalë nga fshati për shkak të koronavirusit, ata vazhdojnë jetën e tyre pa asnjë problem, të lumtur, dhe të gatshëm të presin vizitorë.

“Te ky fshati askush nuk ka dalë e s’ka hyrë. Këtu nuk ka pasur asnjë problem. Prandaj po keni frikë nga vendet e mëdha, me dete e pishina, dhe doni patjetër të dilni dhe të mbani mendjen, të ushqeni shpitin dhe stomakun, ça nuk ka tek Andon Poçi. Vjen në një vend që punon, sepse puna është ngjitëse. Sepse kur vjen këtu, të ngjitet dëshira për të punuar edhe për ta shijuar jetën. Kështu që po nuk rrini dot pa e shijuar këtë vend që punon kaq shumë. Këto zonja e këta zotërinj që I kanë duart e arta, e po keni fëmijë e nuk dini ku t’i çoni në parqe, sillini mes luleve, bimëve e mes lajthive, eja tek Andon Poçi. Eja ta shijosh, eja t’më besosh”, tha Rudina./dritare.net

Reportazh/ Fshatrat e Gjirokastrës, nga Dhoksati tek Andon Poçi!

/Dritare.Net

Back to top button
error: Content is protected !!
Close