Ahmeti: Marrëveshja e Ohrit, Prespës dhe ajo me Bullgarinë vijat e kuqe për koalicionin pas zgjedhor

Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe ajo për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë janë alfa dhe omega e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend, si dhe vijat e kuqe që BDI nuk do t’i tejkalojë në koalicionin paszgjedhor, deklaroi në një intervistën për MIA-n kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

“Për ne, Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Bullgarinë janë vija të kuqe. Nuk mund të ketë partneritet nëse dikush synon dhe tenton t’i cenojë këto marrëveshje”, theksoi Ahmeti.

Ai u përqendrua edhe në moton me të cilën partia e tij merr pjesë në këto zgjedhje parlamentare, që është zgjedhja e kryeministrit të parë shqiptar.

Ahmeti konsideron se ideja për kryeministrin e parë shqiptar është porosi e mirë edhe për rajonin dhe bashkësinë ndërkombëtare, sepse interesin e këtij shteti bashkë me maqedonasit e mbrojnë edhe shqiptarët si dy etnitetet më të mëdha.

Lidhur me pesë projektet kryesore me të cilat BDI do të kërkojë votën e qytetarëve në zgjedhjet e 15 korrikut, Ahmeti tha se “projektet janë të shumta, por me shumë rëndësi do të ishte që të përfundojë projekti i nisur për gazifikimin e vendit, përmbyllja e Korridorit 8 që është me shumë interes nga Kërçova deri Qafë Thanë dhe Ohër, përfundimi i rrugës Shkup-Bllacë, vetingu, një nga çështjet për të cilat ne insistojmë që në këtë vend të zbatohet një veting i mirëfilltë dhe për ne, me shumë rëndësi është që të respektohen Marrëveshja e Ohrit, ajo e Prespës dhe Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë”.

Ndërkohë, për çështjen e kryeministrit të parë shqiptar, Naser Ziberi, kryetari i BDI-së, Ahmeti thotë se “ky projekt nuk është projekt që ka dalë aty për aty. Ky projekt daton që më 17 dhjetor 2009, në Kongres, ku janë dhënë si qëllim apo synim 12 funksionet e larta  të shtetit ku shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur qasje, nga presidenti deri te drejtori i sigurimit të shtetit dhe ne kemi shkuar tani hap pas hapi duke i realizuar të gjitha ato pika që i kemi pasqyruar”.

Lidhur me opsionet për koalicionet paszgjedhore, Ahmeti thotë se “ne jemi subjekt i përgjegjshëm dhe gjërat e rëndësishme i paraqesim për çdo kënd se çka është me rëndësi për ne”.

“Për ne Marrëveshja e Ohrit, Marrëveshja e Prespës, Marrëveshja për Fqinjësi të mire më Bullgarinë janë vija të kuqe. Nuk mund të ketë partneritet nëse dikush synon dhe tenton të cenojë këto marrëveshje. Këto marrëveshje vendin e kanë çuar drejt anëtarësimit në NATO, e kanë çuar drejtë hapjes së negociatave për Bashkimin Europian, këto marrëveshje kanë relaksuar marrëdhëniet ndëretnike në këtë vend, që ato të jenë alfa dhe omega për paqe, stabilitet dhe siguri. Kështu që secili që tenton sadopak të cenojë këto marrëveshje nuk mund të ketë partneritet me ne kështu që ne jemi shumë të hapur dhe të sinqertë dhe e bëmë paralajmërimin në kohë të duhur”, thekson Ahmeti.

Në fund të intervistës, Ahmeti thotë se “Bashkimi Demokratik për Integrim do të fitojë zgjedhjet, pasi del shumë mirë nga sondazhet, ka mbështetje nga votuesit, nga elektorati” dhe se “fitorja e radhës nuk është shumë larg”.

Back to top button