Akuzat për krime lufte/ Dy ditë para Hagës, Thaçi jep mesazh nga varri i Adem Jasharit: Dielli do të lindë sërish

Dy ditë para udhëtimit në Hagë, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar varrin e Adem Jasharit për të kryer nderimet ndaj tij në Prekaz.

Ditën e hënë ai do të përballet me Prokurorinë Speciale në Hagë ku do të pyetet pas aktakuzave të ngritura ndaj tij për rreth 100 vrasje në luftën ndaj Serbisë.

Nga Prekazi ai ka dhënë një mesazh të fuqishëm se ‘’Dielli do të lindë përsëri’’.

Statusi i tij

Jam sonte këtu në Prekaz për të bërë nderime për bashkëluftëtarin dhe komandantin Adem Jashari. Për t’u bërë nderime të gjithë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, heronjve të kombit. Jam këtu në këtë muzg veror edhe për të ritheksuar fuqishëm se dielli do të lindë përsëri. HTH

Akuzat për krime lufte/ Dy ditë para Hagës, Thaçi jep

Back to top button