Deputetja e “kërpëratës” nuk ndalet me thagmat, dëgjojeni perlën e radhës (VIDEO)

Deputetja e Kuvendit, Majlinda Halilaj është bërë sërish objekt tallje në mediat sociale dhe jo vetëm. Në një intervistë me gazetarin Ismet Drishti, ajo ka dalë “zbuluar”, pasi nuk njeh shtetet anëtare të BE-së.

Deputetja është pyetur përse Zvicra dhe Norvegjia po bëjnë referendum për të dalë nga BE-ja, e ajo është përgjigjur se për këtë është dëshira dhe mendimi i tyre. Por duke mos e ditur që këto dy shtete nuk janë në Bashkimin Europian.

Në fund të intervistës, kur gazetari i thotë të vërtetën, për të dalë nga situata, deputetja i thotë Drishtit se: “po na merr në qafë se je pa maskë”.

Deputetja ra në sy fillimisht në Parlament për gabimet e saj kur u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve”, një nismë që Partia Demokratike e kishte denoncuar si aferë korruptive.

Por pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thoshte në vijimësi “Koporatë”.

Back to top button
Close