Dokumenti: Historia e elbasanlliut që kishte emrin Hitler. Ja ndryshuan në 1948. Çfarë tha Hitleri për të bërë në Shqipëri

Pavarësisht se AdoffHitler ishte dhe mbetet figura më negative e historisë moderne, ai ka patur adhuruesit e vet edhe pas luftës. Madje kjo edhe në Shqipërinë tonë.

Është  vërtetuar që në Elbasan një person kishte emrin Hitler. Kjo vërtetohet nja ngë vendim i presidiumit të Kuvendit Popullor i vitit 1948 që e detyrojnë këtë person ta ndërrojë këtë emër.

Në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU,  Ky dokument u bë publik për herë të parë. Sipas Kasmit madje edhe sot ka persona që i quajnë Hitler.

Adolf Hitler i mori me radhë të gjitha kombet. Nga Anglia, Rusia, Franca, Danimarka, Norvegjia e Suedia ai nuk la pa u marrë as me kombet e vegjël dhe në jug të Evropës.

Radha duket se i ka ardhur edhe Shqipërisë. Studiuesi Marenglen Kasmi bën publike në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU një bisedë të Hitlerit me Ribentrop dhe komandantin e ushtrisë juglindore. Kasmi tregon bisedën mes të treve.

 -Një personazh në vitin 1948, nga Elbasani nuk po ja bëj të ditur mbiemrin, emrin e kishte Hitler. Iu ndërua emri me vendim të Presidiumit, duke iu kthyer në Skënder.

-Po të hyni sot nëdatabasen e gjendjes civile ka edhe sot emër Hitler në Shqipëri.

Sot?

-Sot që flasim… Madje në moshë të re. Besoj që nuk ka lidhje me luftën!

 -Çfarë u tha?

Ishte momenti që duhet të vinin trupat gjermane në Shqipëri, ndërkohë që trupa të mjaftueshme nuk kishte. Pyetja ishte : Si duhet të veprojmë që ta mbajmë Shqipërinë të pushtuar me më pak forca me qëllim që të mbajmë rrugët lidhëse, pra rrugët e transportit, të fokusohemi në mbrojtjen e bregdetit?

çfarë iu tha Hitleri?

-Hitleri thotë: Atëherë, çfarë kërkojnë shqiptarët? Kjo është në vija të përgjithshme sepse kjo nuk është një bisedë që vjen fill. Dhe pyetja ka një karakter shumë të qartë ushtarak dhe po ashtu për nevoja të Gjermanisë. Shqiptarët duan të kenë Shqipërinë e madhe,-i përgjigjen.

Po mirë, le ta mbajnë, thotë ai. Por me një synim shumë të qartë, për të dalë pikërisht te nevoja e krijimit të një qeverie pro gjermane.


Back to top button
Close