Flet Zaev pas publikimit të përgjimit: S’ofendova shqiptarët

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, është deklaruar pas publikimit të një përgjimi ku thotë për shqiptarët se “s’vlejnë për asgjë”.

Por, ai thotë se fjalën e kishte për BDI-në, partia më e madhe shqiptare, por jo për shqiptarët për të cilët thotë se ka dëshmuar dashurinë dhe respektin ndaj tyre, njofton Klan Kosova.

“I gjithë publiku dëgjoi se unë nuk shqiptova askund fjalën që është ofenduese për bashkëqytetarët e mi shqiptarë, por këtë e bëri bashkëbiseduesi në bisedën e incizuar”.

“Një përpjekje e tillë e ulët dhe e dëshpëruar më nxit që të punoj edhe më shumë për konceptin „një shoqëri për të gjithë“, konceptin për të cilën unë jam udhëheqës. Do të vazhdoj ta bëj këtë, me respektin e duhur për të gjithë bashkëqytetarët e mi nga të gjitha bashkësitë etnike”.

“BDI nuk vlen pesë pare në tregun e votave. Ky është qëndrimi im sot, ishte qëndrimi im edhe atëherë, në kohën kur u incizua biseda e publikuar sot. Kishin 20 deputetë, u përgjysmuan në 10, në këto zgjedhje do të kenë edhe më pak. Sidoqoftë, përkundër faktit që BDI nuk vlen as për pesë pare, më 27 prill 2017, unë mbrojta jetën e Talat Xhaferit me jetën time”.

“Kam treguar dhe dëshmuar dashurinë dhe respektin tim për shqiptarët me vepra. Jo vetëm me fjalë por me vepra. E sollëm Ligjin për gjuhët, kujdesemi për të gjitha komunitetet, kam qenë i pari që u kam bërë thirrje maqedonasve që të votojnë për shqiptarët dhe shqiptarët për maqedonasit, kam qenë i pari që hapa partinë për zyrtarë të lartë shqiptar, isha i pari që formova një koalicion parazgjedhor me një parti shqiptare dhe personalisht dhe familjarisht jam i lidhur me shqiptarët, jam kumbar i Muhamed Zekirit dhe kjo është një kënaqësi e madhe për mua”.

“I gjithë publiku dëgjoi se unë nuk shqiptova askund fjalën që është ofenduese për bashkëqytetarët e mi shqiptarë, por këtë e bëri bashkëbiseduesi në bisedën e incizuar. Shpallja e këtij manipulimi të turpshëm dëshmon edhe një herë se vota për BDI është votë për Mickoskin dhe Gruevskin”.

Back to top button