Gaforrja “aliene” pushton bregdetin shqiptar, po kërcënon ekosistemin (Video)

Gaforrja invazive blu është kthyer në shqetësim serioz për peshkatarët në Divjakë edhe këtë vit.

Gaforrja që nga peshkatarët vendas ka marrë epitetin “aliene” është shtuar gjatë viteve të fundit për shkak të rritjes së temperaturave të ujit. Peshkatarët ankohen se po humbasin punën dhe bukën e gojës, pasi gaforrja gjuan ngjalat dhe lloje të tjerë peshqish, por shkatërron edhe rrjetat e tyre.

Ka patur raste që peshkatarë në zonën e Divjakës kanë arritur të kapin me rrjeta deri në 200 kilogram gaforre blu, dhe asnjë peshk. Ndonëse e ngrënshme, gaforrja blu shitet për një çmim shumë të ulët, rreth 50 lekë për kilogram.

Back to top button
Close