Jahtet dhe mjetet lundruese pa TVSH, Klosi: Saranda, destinacioni i parë që merr zhvillim nga kjo politikë e re

Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit, gjatë një takimi në Sarandë, u ka kujtuar operatorëve turistik se nga sot hyn në fuqi ligji për heqjen e TVSH-së së jahteve dhe mjeteve lundruese të kënaqësisë, po po ashtu sot është dhe dita kur aprovohet nga qeveria ligji i ri për regjistrimin dhe mënyrën e kontrollit të jahteve dhe mjeteve lundruese në det.

Sipas Klosit, “jo më kot e kemi zgjidhur këtë ditë që ta ndajmë këtu me operatorët turistik të mjeteve lundruese në Sarandë, pasi është një nga destinacionet më pranë zhvillimit, është një nga ato destinacione, i cili duhet të jetë i pari që duhet të marrë zhvillim nga kjo politikë e re e qeverisë”.

“Sot është një ditë e veçantë është data 10 korrik, është dita kur hyn në fuqi një ligj i veçantë është dita kur hyn në fuqi ligji për heqin e TVSH-së së jahteve dhe mjeteve lundruese të kënaqësisë është dhe dita kur aprovojmë në qeveri Ligjin e ri për regjistrimin dhe mënyrën e kontrollit të jahteve dhe mjeteve lundruese në det”,- tha Klosi.

“Jo më kot e kemi zgjidhur këtë ditë që ta ndajmë këtu me operatorët turistik të mjeteve lundruese në Sarandë, pasi është një nga destinacionet më pranë zhvillimit, është një nga ato destinacione, i cili duhet të jetë i pari që duhet të marrë zhvillim nga kjo politikë e re e qeverisë, për shumë arsye por arsyeja kryesore është qenia e një gjiri kaq të bukur e të mrekullueshëm, qenia e gjiut të parë ose le të themi porti i parë i Shqipërisë dhe gjithë zonës së Adriatikut dhe më sipër se sa kaq”,- tha ministri Klosi.

“Pra, gjithë zona Joniane dhe Adriatik që ngjitet sipër dhe që ka kaq shumë lëvizje mjetesh lundruese fillon për Shqipërinë këtu në Sarandë. Edhe po ashtu jemi kaq afër një biznesi të konsoliduar që është biznesi i Marinës, biznesi detar në zonën e Greqisë dhe na duhet të kuptojmë se si ata e kanë zhvilluar këtë biznes dhe çfarë ata duhet të bëjnë, komuniteti ynë”,- shtoi ai.

“Me kryetarët e bashkive kemi diskutuar gjatë përsa i përket kësaj filozofie dhe është në prioritetet e qeverisë shqiptare është një nga prioritetet e Kryeministrit Edi Rama një menaxhim krejt ndryshe i gjithë bregdetit të vendit tonë. Na duhet ta kthejmë bregdetin në një industri të madhe, na duhet jo të bëjmë ndonjë gjë, ndonjë shkencë të veçantë, por na duhet atë që kanë vendet fqinje atë që kanë Greqia, atë që ka Italia, që ka Kroacia, që ka Mali i Zi, edhe që e kanë gjithë vendet e mesdheut që kanë det, ta kemi në Shqipëri”,- tha Klosi.

“Në këtë muaj ne kemi draftuar dhe tashmë miratuar dy në parlament dhe një në qeveri, besoj do ta miratojmë brenda këtij sesioni parlamentar ligjin e tretë që ka të bëjë me hapjen e ekonomisë së detit, por në këtë kuadër na duhet një bashkërendim, na duhet një thirrje gjithmonë e më shumë e sensit tuaj të biznesit dhe për të gjetur arsyen se si mund ta ngremë këtë ekonomi”,- tha Klosi.

“Tashmë, ligji i aktiviteteve të turizmit detar që hynë sot në fuqi përpiqet të rregulloj të gjithë terminologjinë dhe të gjithë normat se si do të ndërtohet turizmi detar se si mund të shndërrohet turizmi detar në një biznes me rregulla, me parime. Një biznes nga i cili përfitojnë padyshim të gjithë ata që kanë vijën bregdetare, por përfitojnë ekonomia në një mënyrë më të konsiderueshme se si do të përcaktojmë në gjithë zonën bregdetare hartat e lundrimit për caktimin e zonave se ku do të bëhet biznesi i detit apo hyrjet daljet në det”,- tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, që preku dhe ligjin e ri të regjistrimit të mjeteve lundruese.

“Ligji i ri që miratojmë sot në Qeveri, që është ligji për regjistrimin dhe mënyrën e regjistrimit dhe kontrollit të mjeteve lundruese është një ligj i cili vjen si në fakt le të themi kërkesë e jashtëzakonshme që kanë gjithë ata që kanë pasur një mjet lundrues për biznes, ose jo në vendin tonë. Nga kërkesa që ka ky komunitet biznesi për të pasur një raport të drejt me kontrollin por dhe me qenien në deti i lirë.

Ne fatkeqësisht legjislacionin e detit e kemi akoma të ngurtësuar, me shumë rregulla dhe më shumë le të themi gjera strikte, moratorium që nga koha e moratoriumit të skafeve dhe akoma nuk kemi pasur një politikë të vërtetë për të liruar detin, për ta bërë atë me rregulla në menaxhime me rregulla në funksionim, më rregulla në bërjen biznes, por dhe me rregulla në kontroll, pasja e një mjeti lundrues nuk mund të shikohet më vetëm si ata që ka qenë në fakt një koment i madh i gjatë i kësaj vijës sonë bregdetare i trafikut, i veprimeve negative, në fakt. Por duhet parë si një biznes i drejtë.

Tashmë, ka ardhur koha që nuk mund ta luftojmë vetëm me moratorium, nuk mund ta luftojmë vetëm me bllokim. Na duhet të vendosim rregulla dhe qartësi në bërjen e këtij biznesi. Na duhet qa ta pranojmë që mjeti lundrues njëlloj si mjeti i transportit në tokë duhet të ketë lehtësirat dhe rregullat e tij edhe në det. Pra, ligji i ri kërkon që të bëhet një regjistër on line dhe elektronik i gjithë flotës sonë detare. Por njëkohësisht me këtë na duhet që të kemi edhe një regjistër të komunikimit on line nëpërmjet posedueseve të mjeteve lundruese dhe organeve të kontrollit, organeve të kufirit, organeve të rendit”,- tha ai

“Pra, do të duhet të heqim atë praktikën shumë abuzive të kontrollit në çdo moment të kontrollit me letra, kontrollit fizik të mjetit dhe natyrisht mjeti do të kontrollohet përsëri me po të njëjtat rregulla, por kontrolli i cili vjen në bazë të indikacioneve për veprimtaritë të cilat janë të parregullta.

Ndërkohë që ata që duhet të kenë një mjet lundrues do të duhet të jenë të lirë, jo njerëz që të shikohen nga pikëpamja penale, por që të shikohen nga pikëpamja e biznesit dhe pse jo të shikohen si një mundësi e artë për të shtuar biznesin e turizmit detar, biznesin e turizmit të vizës sonë të mrekullueshëm, qenies konkurrent me vendet fqinj, ose jo dhe të kemi mundësinë që nëpërmjet këtij ligji të krijojmë një politikë të re që ka të bëjë me jetën në det. Ne e kemi shumë të pakët jetën në det”,- tha ministri Klosi.

Ministri Klosi kujtoi dhe rezultatin pozitiv të arritur nga Saranda lidhur me lehtësirat fiskale.

“Saranda ka dëshmuar që me politikat fiskale të menaxhimit të karburantit dhe të lehtësirave që kemi pasur në vitin e kaluar kemi pritur jahte që realisht i bëjnë nder çdo porti, ku parkojnë dhe kemi patur mundësi që Sarandën ta vizitojnë jo pak po mbi 1 800 jahte, por që vijnë këtu vetëm për furnizimin me karburant. A na duhet ta shndërrojmë këtë në industri, a jemi të gatshëm ta presim këtë industri.

Unë them që kemi shumë punë për të bërë dhe për të diskutuar për gjithë këto parime, për të diskutuar për gjithë këtë biznes të ri, për të siguruar për të folur dhe për të ndarë dakordësinë se çfarë duhet të bëjmë që kjo industri që po e ndërtojmë dhe le të themi nga e para apo po e ndërtojmë mbi disa filiza të njoma dhe realisht të brishta të detit shqiptar të jetë një industri që të jetë konkurrente me vendet përreth.

Si do bëjmë ne konkurrencë me vendet përreth, kjo është ekonomi, ky është biznes, këto janë vende pune, këto janë të ardhura, janë miliona, milion, miliarda, euro që do ja kërkojmë “t’ja marrim biznesit të mesdheut”,-mbylli fjalën e tij Klosi.

Back to top button