Kosovarët drejt bregdetit shqiptar/ 8 mijë qytetarë kanë kaluar kufitare në Morinës mëngjesin e sotëm

Fluks i madh emigrantësh në pikën doganore të Morinës. Mësohet se gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë futur 8 mijë qytetarë dhe 2 mijë automjeteve. Të gjithë udhëtarët kanë synim bregdetin shqiptar.

Ndërkohë dogana e Morinës tashmë po punon me 6 sportele si me procedurë të përshpejtuar për shmangien e radhëve në hyrje të vendit tonë.

Sipas të dhënave të policisë së Kosovës në 11 ditëshin e fundit bregdeti shqiptar dhe qytetet historike patën 80 mijë vizitorë nga Kosova.

Sakaq, ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje pushuesve që të respektojnë masat anti-COVID-19. MSH ka publikuar sot edhe 10 rregullat që duhet të respektohen.

Back to top button