“Mediat tona kellira që vetëm tmerrojnë”, konspiracionisti Alfred Cako shokon sërish: Kini kujdes kur shkoni në spital se ja çfarë ndodh

Botuesi dhe konspiracionisti Alfred Cako vijon të hedhë hije dyshimi sa i përket situatës Covid-19.

Përnes teorive të tij që kanë ngjallur jo pak debate, Cako thotë se të sëmurët po infektohen qëllimisht me Covid-19 dhe se mbrapa kësaj fshihet OBSH.

“Mediat tona kellira vetem tmerrojne; 

Asnje nuk shkon te investigoje ne spital tek infektivi e te intervistoje, te shohe se mos ka ndonje marreveshje konfidenciale mes punemarresve (mjeke dhe infermiere) dhe punedhenesit (Minstr. Shendetsise ose OBSH mbrapa saj) per te mos dhene asnje informacion te sakte mbi penalitete dhe mbi shperblimin qe me sa thone gojet e liga shkon tek 2,000 euro ne muaj.

Do t’i keshilloja te gjithe miqte e mi ketu te kene kujdes kur cojne familjaret e moshuar te semure me semundje te ndryshme se do tu bejne tamponin dhe do ti intubojne si te semure me CV19 dhe dihet se kush intubohet e pret bileten one way per ne boten tjeter, me shume gjasa. 

Sepse ne shumicen e rasteve respiratoret nuk punojne dhe intubimi pengon frymemarjen; kini kujdes se edhe nga infarkti po shkuan ne spital mund tu thone keni CV19; jini vigjilente. 

Manastirliut & Co i duhen shume ato numrat e egzagjeruara te “te infektuarve dhe te vdekurve me CV 19” dhe me ndihmen e medias idiote ose bashkepuntore pas berihajit, duan te na cojne tek Plandemia nr. 2. 

Pas fitores se Trump, qetsimit te situates se brendshme dhe ridaljes se USA ne rolin e lidershipit boteror te gjitha keto mashtrime, krime dhe ekzagjerime me CV19 do te hetohen dhe sigurisht do te denohen. 

Kush ka info nga brenda tek infektivi te me njoftoje ne privat ose te me kerkoje ne takim per te na njoftuar ne cdo moment se cfare ndodh aty brenda pasi duhet te mesojme te verteten dhe ti cjerrim masken cdo ‘piperke’ qe pervelon gjithe dynjane; perderisa nuk kemi medja te pavarura, kete lufte per informim te drejte te publikut duhet ta bejme ne qytetaret e pergjegjshem; ne mjekesine tone ka plot gra e bura te mire e trima per te thene te verteten!”, thotë Cako. (TemA)

Back to top button