Shpërthimi i koronavirusit/ Kosova rikthen masat e forta, ndalohen ritet fetare

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, me anë të një konferencë për mediat ka thënë se qeveria e tij, ka përgatitur dy skenare për të vijuar luftën e me Covid-19.

Sipas Hotit skenari i parë është shtimi i masave kundër Covid-19 dhe zbatimi i tyre me rigorozitet ndërsa skenari i dytë është që të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.

Ai ka shtuar se deri në një moment të dytë, do të mbyllen ritet fetare në Kosovë dhe grumbullimet e tjera të njerëzve.

“Në javët e fundit kemi marrë masa për shtimin e kapaciteteve dhe përgatitjen e të ardhmes për këtë pandemi. Duke dhënë kapacitet për këtë pandemi. Procedura për teste të covid dhe terapi për këtë pandemi. Jemi gati në limite të kapaciteteve shëndetësore. Në dy tre ditët e fundit kemi rishqyrtuar dy skenare. Zbatim shumë rigoroz të masave dhe masa të reja. Dhe Skenari i dyte është shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Po ndërtojmë një strategji mediale. Sapo kemi krye mbledhjen e këshillit të sigurisë. Ka një pajtueshmëri që të ecim me skenarin e parë me masa shtese dhe me rigorozitet të plotë. Duke mos e përjashtuar fillimin e procedurave të gjendjes së jashtëzakonshme. Do të shkojmë përpara, një listë të gjatë të masave shtesë të propozuar. 9.2 milion euro masë për blere të nevojshme. Policia është angazhuar për planin për bashkëpunim. Do të vejmë shtretër shtesë nëse do të ketë nevoja. Jemi dakorduar që të aktivizojmë qendrën e situatave për këshillin e  sigurisë. Masat shtesë do të jenë më shumë rigorozitet.”

“Do të ndalohen ritet fetare, dhe grumbullimet e tjera. Kërkoj mirëkuptimin e besimtarëve deri në një moment të dytë” tha Hoti.

Back to top button