Shpërthyen në mallkime ndaj Mustafës, gazetari kritikon aktivistët e Vetëvendosjes: Jeni të neveritshëm dhe primitivë, po përjashtoni veten nga shoqëria njerëzore

Gazetari Enver Robelli ka reaguar ndaj reagimeve të aktivistëve të lëvizjes “Vetëvendosje” të cilët fill pas lajmit se kreu i LDK-së Isa Mustafa është infektuar me Covid-19, shpërthyen në mallkime ndaj tij.

“Isa Mustafës shërim sa më të shpejtë!

Ndërsa atyre “aktivistëve” të verbër të VV-së dhe çdokujt që këtë lëngatë njerëzore e pret duke i fërkuar duart dhe duke shkruar tmerre triumfaliste në Facebook – vetëm një porosi: me këtë diskurs ju po e përjashtoni veten nga shoqëria njerëzore.

Jeni të neveritshëm dhe primitivë, sepse të tillë ju ka bërë ambienti në të cilin jeni indoktrinuar, por edhe shkëputja nga fijet humane që duhet ta karakterizojnë një njeri edhe në raport me kundërshtarin politik!”, shkruan Robelli.

Back to top button