Situatë e rënduar në Kosovë, mbi 300 pacientë me COVID-19 të shtruar në spital

Situata vijon të jetë kritike në Kosovë teksa bëhet me dije se mbi 300 pacientë me koronavirus janë të shtruar në spital.

Mediat kosovare shkruajnë se prej tyre 186 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 115 në spitalet e përgjithshme rajonale.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 184 janë në oksigjenoterapi, 132 në QKUK dhe 52 në spitalet e përgjithshme.

Nga 301 pacientë, 22 janë në gjendje të rënduar me përkujdesje intensive. Në Kosovë, që nga paraqitja e rasteve të para me koronavirus më 13 mars, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 4.512, dhe 97 pacient kanë vdekur. Ndërsa, numri i rasteve aktive është 2.259.

Back to top button