‘Erdhi dita’ Lulzim, qeveria greke ka shumë të ‘drejtë’ që do zgjerohet 12 milje në detin Jon

Qeveria greke ka shumë të ‘drejtë’ që do zgjerohet 12 milje duke marrë nga deti Jon.

Zyrtarisht ajo ka në xhep firmën e kryeministrit të ardhshëm Lulzim Basha, si dhe koalicionit “opozita e bashkuar” me grekët e PBDNj.

Nëse ka njeri që nuk më beson le të lexoj vendimin e shkarkimit të Parlamentit Berisha në 2011 nga posti im i KLD:

“Kreshnik Spahiu të shkarkohet nga funksioni i zv/kryetarit KLD për kapërcim kompetencash në dëm të marrëdhënieve diplomatike shqiptaro-greke dhe ndërhyrje anti-ligjore në çështjen e delimitimit kufijve detar Shqipëri-Greqi.

Tonet nacionaliste të artikuluara nga zv/kryetari KLD Kreshnik Spahiu kanë ndikuar në bashkëjetesën vëllazërore të emigrantëve shqiptar me popullin grek.

Për këto arsye Kuvendi Shqipërisë propozon shkarkimin e z.Kreshnik Spahiu nga detyra”

“Erdhi dita” Lulzim

E firmose si Ministër i Jashtëm.

Ekzekutoje si Kryeministër sepse Athina po nis të festojë sa më shumë pushteti yt të afrojë!

(FOTO: Gjatë shkarkimit tim në parlamentin Berisha dhe Lulzim Basha duke firmos faljen 12 milje në detin Jon)

, ‘Erdhi dita’ Lulzim, qeveria greke ka shumë të ‘drejtë’ që do zgjerohet 12 milje në detin Jon

Back to top button