Grafiku i Covid/ Situata e rënduar në Shqipëri, më shumë të infektuar se sa të shëruar

Korriku është muaji ku është regjistruar numri i lartë i të infektuarve nga Covid-19 në Shqipëri. Pa frikë mund të cilësohet si muaji rekord, ku veç shifrave të lartë të vdekjeve është regjistruar shifra më e lartë e të prekurve që nga nisja e pandemisë në Shqipërisë, pra që nga muaji mars.

Biologu Ethem Ruka shprehet se në korrik patëm 2741 të infektuar ose 52% të totalit të prekurve. Kjo është shifra më e lartë se në muajin mars, duke paralajmëruar kështu dhe rrezikun e rëndimit të situatës në vendin tonë.

“Numri i infektime mujore pati një rënie në muajin maj, ndërsa gjate muajve qershor- korrik ky numër është duke u rritur vazhdimisht. Nëse në maj kishte gjithsej 364 infektime ose 7% te infektimeve totale, në qershor numri të infektuarve arriti 1398 ose 26% te totalit, ndërsa ne korrik 2741 infektime ose 52% e totalit!”, shkruan Ruka, i cili e shoqëron studimin me anë të grafikëve.

Sipas tij, vetëm infektimet e muajit korrik përbëjnë 52% të numrit të përgjithshëm të infektimeve për periudhën marsi-korrik ose 26% me shumë se në qershor dhe 45% me shumë se në muajin maj.

“Situata po vjen duke u rënduar. Çdo ditë ka më shumë të infektuar se të shëruar, çka tregon se ritmi ditor i infektimeve vjen duke u rritur”, shprehet Ruka.

Grafiku i Covid/ Situata e rënduar në Shqipëri, më

Që nga nisja e pandemisë, në Shqipëri, sipas shifrave zyrtare të Ministrisë, janë regjistruar 157 humbje jete, ku gjysma e tyre i përkasin qarkut të Tiranës. Raste pozitive janë gjithsej 5276, të shëruar 2952 dhe raste 2167.

Grafiku i Covid/ Situata e rënduar në Shqipëri, më

Gazeta Shqip

Back to top button
Close