Në zonën e rilindur të Vlorës së shpejti dhe Muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve

Në zonën e rilindur të Vlorës, do të jetë së shpejti dhe Muzeu i Shpëtimit të Hebrenjve. Lajmin e ka bërë të ditur duke uruar mirëmëngjesi dhe një të diel të bukur, Kryeministri Edi Rama.

“Mirëmëngjes, dhe me lajmin se së shpejti në zonën e rilindur historike të Vlorës, do të kemi edhe Muzeun e Shpëtimit të Hebrenjve, ju uroj një të diel të bukur”, shprehet Rama.

Historia e mbrojtjes dhe shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri është një histori mahnitëse dhe kjo është koha për ngritjen e muzeut të munguar të historisë së hebrenjve në Shqipëri.

Ata ishin një popull i përndjekur që gjeti mbrojtje në Shqipwri. Ky muze do të vij për të treguar gjithashtu dhe një histori të hershme bashkëjetese mes dy popujve. Gjithashtu ky muze do të vij për qytetarët si një besë e mbajtur për të treguar se si popull hebre gjeti tek ne mikpritjen dhe dyert e hapura duke i shpëtuar atyre jetën.

Qendra historike e qytetit bregdetar të Vlorës, një diamant deri dje i mbuluar nga pluhuri i harresës, sot ka marrë shkëlqimin multidimensional të një pike referimi historiko-kulturor dhe me impakt në zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit bregdetar.

Qendra historike e Vlorës ndodhet pranë sheshit e flamurit. Ajo ruan ende gjurmë të ndërtimeve të fundshekullit të 19-të dhe fillimit të shekullit të 20-të. Janë 68 objekte që i janë nënshtruar restaurimit. Shtëpitë janë me dy kate, me ballkone të vegjël të stilit neoklasik. Degëzimet e rrugëve sekondare të çojnë tek ish-pazari, “lagja e hebrenjve”, klubi “Labëria” dhe ish-Sinagoga.

E gjithë zona është përshtatur me elementët e dikurshëm, që nga ndriçimi e deri tek kanatat e dritareve, ndërkohë që është ndërtuar nga e para sistemi i kanalizimeve. Punimet e Qendrës Historike të Vlorës pritet të përfundojnë në vjeshtë, dhe banorët shpresojnë që kjo qendër të kthehet në një atraksion turistik. Atsh

Back to top button