PD: Qeveria dështoi me pandeminë, Spitali Covid 4 një mashtrim

Partia Demokrtike e cilëson si një mashtrim të qeverisë hapjen e Spital Covid 4, i ngritur një nga ambientet e ish-universitetit privat në periferi të Tiranës.

Eksperti i PD-së, Gazment Koduzi duke folur papara kësaj godine të kyçur shprehet se “Spitali Covid 4 ishte një mashtrim i Edi Ramës për propagandë. Shqiptarët kanë nevojë urgjente për kujdes shëndetësor në këtë kohë pandemie”.

“Qeveria në vend që sakrificën e njerëzve që bënë gjatë 3 muajve karantinë ta kthente në investim në sistemin shëndetësor për ta përballuar më mirë këtë situatë, qeveria u mor me propagandë, me tendera korruptivë dhe një nga veprat e propagandës së Edi Ramës është prapa meje, ish-Universiteti Kristal, i cili sipas Edi Ramës u kthye në Spitalin Covid 4 më 2 qershor dhe u inaugurua me propagandë të madhe por që ishte një mashtrim për shqiptarët”.

Deklarata e plotë

Qeveria dështoi me menaxhimin e situatës së Covid 19. Dështoi në marrjen e masave për mos përhapjen e këtij virusi në popullatë, por aq më tepër në institucionet shëndetësore.

Qeveria dështoi në rritjen e numrit të testimeve dhe në kohën e fundit rriti numrin e tyre tek 500 por pa plotësuar të gjithë nevojat që kanë qytetarët shqiptarë për t’u testuar dhe me këto masa qeveria tregoi që nuk ka një strategji, që e ka lëshuar situatën në rënie të lirë. Qeveria në vend që sakrificën e njerëzve që bënë gjatë 3 muajve karantinim ta kthente në investim në sistemin shëndetësor për ta përballuar më mirë këtë situatë, qeveria u mor me propagandë, me tendera korruptivë dhe një nga veprat e propagandës së Edi Ramës është prapa meje, ish-Universiteti Kristal, i cili sipas Edi Ramës u kthye në Spitalin Covid 4 më 2 qershor dhe u inagurua me propagandë të madhe por që ishte një mashtrim për shqiptarët.

Sot shqiptarët kanë nevojë për kujdes shëndetësor më të specializuar dhe më cilësor dhe kjo godinë është e mbyllur. Edi Rama nuk i ka dëgjuar këshillat e ekspertëve të Partisë Demokratike apo edhe të pavarur për masat që duhet të marrë për të përballuar këtë situatë, por vetëm është tallur me to.

Përgjegjësi kryesor i situatës në të cilën ndodhen qytetarët shqiptarë, është vetëm Edi Rama.

Back to top button