Pushuesit kosovarë e vendas shkojnë drejt bregdetit të Vlorës, muaji gusht nis me trafik të rënduar

Pushues të shumtë nga Kosova dhe qytete të tjera të vendit janë dyndur drejt bregdetit të Vlorës ditën e sotme.

Muaji gusht ka nisur me trafik të rënduar në rrugën transballkanike dhe në zonën e Lungomares. Përmes pamjeve të ardhura në Report Tv, automjete të shumta janë vënë në radhë për të hyrë në Vlorë.

Muaji gusht është periudha që shumica prej njerëzve marrin pushimet dhe zgjedhin të kalojnë këto ditë të nxehta në bregdet. Një ndër më të frekuentuarit është edhe qyteti i Vlorës që njihet për pamjet e mrekullueshme dh ujin e kaltër që ka.

Back to top button
Close