Serbia ndalon me ligj përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare

Autoritetet serbe ndalojnë përdorimin e flamurit kombëtar në Luginën e Preshevës, madje ato familje që përdorin flamurin kombëtar në dasma a tubime të ndryshme, do të gjobiten nga shteti serb.

Shqiptarët atje janë pakicë e vetme që nuk u lejohet përdorimi i simboleve kombëtare me ligj.

Lidhur me këtë akt, reaguan institucionet lokale nga viset e banuara me shqiptarë.

Kështu, një reagim ndaj këtij akti pati Nazmi Hajredini, kryetar i OVL UPÇMB-së, i cili kishte përjetuar vetë këtë akt, duke penguar përdorimin e flamurit në një festë familjare të tijin.

Kundër një vendimi të tillë të shteti serb kanë reaguar edhe përfaqësues tjerë lokalë.

Për shkak të veprimeve të tilla represive nga shteti serb, shumë shqiptarë nga atje janë detyruar të migrojnë. Lajmi.net

Back to top button