U ndalua nga policia shqiptare, lirohet veterani i UÇK-së, MPJ: Serbia po vazhdon me veprime ilegale ndaj Kosovës

Është lënë i lirë ish-luftëtari i UÇK-së, Murtez Kastrati, i cili u ndalua sot nga policia shqiptare. Kjo bëhet e ditur nga Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla.

Haradinaj-Stublla tha se është njoftuar nga homologu i saj shqiptar, Gent Cakaj se veterani i UÇK-së ishte liruar para dy orësh dhe se ai ishte ndaluar për verifikim.

Sipas ministres Haradinaj-Stublla, Serbia po vazhdon me veprime ilegale ndaj Kosovës, ndërsa ka shtuar se Shqipëria do të përditësojë listat e dërguara nga Serbia, me qëllim, që sipas saj, ato të reflektojë “realitetin politik e ligjor të Kosovës”.

“Do të angazhohemi bashkë me organizatat e dala nga lufta që menjëherë qeveria, respektivisht MPJD dhe MPB e Republikës së Kosovës, t’u vë në dispozicion autoriteteve të Shqipërisë, listat e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ministrja Haradinaj-Stublla në një postim në rrjetin social Facebook.

Back to top button
Close