Blendi Klosi tregon pse s’lejohet muzika në bare pas orës 20:00

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka dhënë një argument se përse nuk lejohet muzika në kafene.

“Nuk duhet t’ia bëni pyetjen ministrit të turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe.

Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pika alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë”, tha Klosi për Report Tv.

Back to top button