Cakaj pret 3 deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës: Masa të reja institucionale nga Shqipëria për t’ju mbështetur

Ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka pritur në një takim 3 deputetët shqiptarë të Luginës së Preshevës të dalë nga zgjedhjet e fundit parlamentare në Serbi.

Shqipëria mbështeti listën e përbashkët në Luginën e Preshevës, si dhe arriti që të sigurojë libra shkollorë nga Shqipëria për nxënësit e Luginës, por dhe t’ia japë falas.

Por Cakaj thotë se Shqipëria do të mbështesë me masa të reja institucionale për të mbështetur Luginën, teksa për deputetët thekson se kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme.

STATUSI NGA GENT CAKAJ
Sot pata kënaqësinë të zhvilloj edhe një takim të vyer me deputetët e zgjedhur të Listës së Luginës së Bashkuar me z. Shaip Kamberi, znj. Nadije Beqiri e z. Argjend Bajrami 😊!
Mbështetja e Shqipërisë për përfaqësuesit e Listës së Bashkuar do të jetë e plotë sepse përgjegjësia e tyre është e jashtëzakonshme: përpjekja për të mbrojtur e lartësuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë.
Ne do të vazhdojmë përpara e bashkërisht e së shpejti edhe me masa të reja institucionale për ta mbështetur Luginën 🇦🇱🤝!

Back to top button