“Dita më e lumtur e jetës”/ E puth fort, këngëtari i njohur merr pasaportën shqiptare (VIDEO)

Këngëtari i njohur Sabri Fejzullahu ka marrë nënshtetësinë shqiptare. Kjo ka ndodhur me miratimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Fejzullahu u paraqit dje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ndërkohë që pasi ka marrë në dorë pasaportën, ka dalë që andej si shtetas i Republikës së Shqipërisë duke e puthur dhe shtrenguar fort.

Tejet i emocionuar dhe i pushtuar nga lotët, ai pasi ka falenderuar punonjësit e policisë që e kanë shoqëruar në dalje prej drejtorisë së policisë së Tiranës, është dëgjuar të thotë:

“E falenderoj me shpirt Presidentin e Republikës së Shqipërisë zotin Ilir Meta, që më nderoi e më bëri të jetoj ditën më e lumtur të jetës time!”

Postimi i Sabri Fejzullahut

I dashur President Meta , Jam i nderuar me dékretin tuaj per shtetesine Shqiptare . Me keni bere krenar me kete, keni nderuar punen dhe angazhimin tim nji jete te tere ne rriten dhe lartesimin e zerim dhe kultures Shqiptare kudo neper bote . I dashur President , une sot me pasaporten Shqiptare nuk Jam me shume shqiptar se qe isha qe nga dita kur linda .Nje jete te tere vogelsia ime ishte ne sherbim te Shqiperise , Kosoves, asaj Shqiperise gjeografike te ciles ju i sherbyet me guxim dhe ndere i dashur President . Te faleminderit shume! Ndjehem i vleresuar dhe respektuar e kjo per mua do te thote shume.

 

Back to top button