“Do përballojë 9 ballë”! Rama në Laç: Larg qoftë tërmet tjetër, Erdogan interesohet shpesh

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Laç për të ndjekur nga afër punimet për ndërtimin e lagjes së re nga Turqia, që do të jetë një kompleks modern banimi me 524 apartamente, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë të standardeve europiane.

Njëri nga inxhinierët i tha kryeministrit se kompleksi po bëhet që të përballojë lëkundje deri në 9 ballë, por Edi Rama u shpreh “Larg qoftë tërmet tjetër, por sido qoftë do ta bëjmë më të fortë, më të bukur dhe më cilësore”.

Gjithashtu, Rama tregoi edhe interesin e presidentit turk Erdogan për ecurinë e punimeve. “Isha me presidentin në rezidencën e tij dhe folëm edhe për këtë, sepse ai interesohet herë pas here si po ecën puna dhe shumë i kënaqur që puna ka filluar intensivisht.

 Kështu që edhe njëherë faleminderit. Është shumë e rëndësishme që ta bëjmë jo vetëm shpejt, por edhe mirë” tha Rama. db/Abcnews.al

Back to top button