FOTOT/ Kujdes nga ky mashtrues! Merr foto fëmijësh të sëmurë nga Google dhe kërkon para

Shpesh herë në media, përfshirë edhe gazetën tonë, publikohen raste ku bëhen thirrje urgjente për ndihmë nga qytetarë të ndryshëm.

Të shtyrë nga dëshira për t’u ardhur në ndihmë dhe për  të gjetur një zgjidhje, jemi solidarizuar me rastet.

Por ka raste kur persona të ndryshëm abuzojnë për të mashtruar shqiptarët.

I tillë është edhe rasti i një personi të maskuar si Ilir Hoxhollari, i cili përzgjedh foto të fëmijëve të sëmurë në Google, dhe i shet si raste në Shqipëri, ku pasi hap edhe llogari bankare u kërkon shqiptarëve të dhurojnë.

Duke përdorur foto sensitive dhe raste të dhimbshme, shumë qytetarë kanë rënë pre e mashtrimit të tij. Njëri prej tyre është qytetari Oljan Cumraku i cili ka denoncuar rastin edhe në media. Ai ka shkruar në portalin JOQ se i ka dërguar një shumë parash prej 46 mijë lekë personit të quajtur Ilir Rexhollari, ku ky i fundit krijonte histori të rreme dhe hiqej sikur kërkonte ndihmë për vajzën e vogël të shtruar në Turqi. Si fillim Rexhollari i kishte thënë se ndodhej në Turqi, por më pas e kishte njoftuar se ishte në Korçë.

Paratë janë transferuar me anë të një llogarie bankare në emrin e Klajdi Lika, gjoja nipi i Rexhollarit. (Shih Fotot)

“Mirmbrema JOQ , ne rradh te par ju komplimentoj per punen qe beni. Tani meqe pash postimin tuaj qe kishte lidhje me kete vajzen e vogel , un bashk me shoket e mi kemi pas mbledh lek per me ja dergu babait te saj , ai me pat then ne falt ne fillim se ndodhet ne Turqi me vajzen e pastaj me tha jam ne Korce , ja dergova leket me gjith zemren se na erdhi gjynah te gjithve me t then tdrejten . Por mesa duket kjo gje paska qen mashtrim , kshu qe po bej ktu nje Deklarate : Ilir Rexhollari kudo qe te jesh Zotri do te te gjej , leket ti kemi bo hallall por veprimin sta falim kurr , kjo Jet esht e rrumbullaket. Faleminderit ne qofte se e postoni . Me respekte nga Oljan Cumraku.”

Duke qenë se ka të dhëna të mjaftueshme që mund të çojnë në gjurmët e këtij mashtruesi, policia duhet të nisë menjëherë punën për arrestimin e tij.

FOTOT/ Kujdes nga ky mashtrues! Merr foto fëmijësh të

FOTOT/ Kujdes nga ky mashtrues! Merr foto fëmijësh të

FOTOT/ Kujdes nga ky mashtrues! Merr foto fëmijësh të

FOTOT/ Kujdes nga ky mashtrues! Merr foto fëmijësh të

FOTOT/ Kujdes nga ky mashtrues! Merr foto fëmijësh të

FOTOT/ Kujdes nga ky mashtrues! Merr foto fëmijësh të

Back to top button