Greqia s’tërhiqet nga zgjerimi në detin Jon: “Pas Egjiptit dhe Italisë, do të vazhdojmë me…”

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka bërë të ditur se Greqia po përgatit procedurat për zgjerimin e ujërave territoriale me 12 milje në detin Jon.

Sipas tij, një gjë e tillë është ushtrim ekskluziv i të drejtës që njihet nga Ligji Ndërkombëtar për Detin e që nuk është subjekt kufizimi apo miratimi nga ndonjë palë e tretë.

Teksa flet për gazetën “Naftemporiki”, ai thotë se qëllimi i qeverisë greke është deligjitimimi i të gjitha ujërave kufitare sipas parimeve të ligjit ndërkombëtar si dhe në konsultim me fqinjët.

“Pasi përfunduam marrëveshjet me Egjiptin dhe Italinë, është çasti që të vazhdojmë me vendet e tjera. Është një ushtrim i një të drejte ekskluzive të njohur për vendet nga Ligji Ndërkombëtar i Detit dhe që nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi ose miratimi të palëve të treta ”, tha Dendias pa iu referuar konkretisht Shqipërisë.

I pyetur në Athinë më herët nga gazetarët mbi propozimin e kryeministrit Edi Rama, që të dy vendet t’i drejtohen Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës ose një pale të tretë, Dendias thotë se kjo është gjë që po merret në shqyrtim nga qeveria.

Një gjë të tillë Dendias e përmend edhe në intervistën e fundit për gazetën “Naftemporiki”, por thekson se të dy palët duhet të bien dakord për një gjë të tillë.

Back to top button